
Nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Në këtë mbledhje është diskutuar situata me pandeminë e cila po mbizotëron në vend si dhe mundësia për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Në takim kishte marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, krerët e institucioneve të sigurisë etj.
Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës
Pas përfundimit të Komitetit për Menaxhimin e Covid-19, para disa minutash nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet situata me pandeminë e cila po mbizotëron në vend si dhe mundësia për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Në takim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, krerët e institucioneve të sigurisë etj.
Në ora 16:00 Hoti ka paralajmëruar të mbajë konferencë për media.
Përfundon takimi i Hotit me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19
Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka përfunduar takimin që ka pas me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19.
Për media deri tani nuk është dhënë asnjë detaj, Hoti të gjitha detajet se çfarë është biseduar do t’i bëjë të ditura në konferencën që do të mbajë në ora 16:00.