SPORT

Përfundon sezoni për Sergio Ramos

Sergio Ramos është dëmtuar sërish.

Reali ka bërë të ditur se Sergio Ramos është ndalur sërish.

Kapiteni luajti në Champions League kundër Chelseas, por është dëmtuar dhe sipas AS, mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Ramos ka probleme muskulore sipas Real Madridit dhe gjendja e tij do të monitorohet.

Më 23 maj mbyllet sezone, dy javë nga tani dhe duke parë shkallën e dëmtimit të Ramos, vështirë se do të luajë më këtë sezon. /Gazeta Express/