Përfundon numërimi i votave në Vushtrri, PDK e para në komunën e qeverisur nga LDK-ja

Ka përfunduar numërimi i votave në qytetin e Vushtrrisë.

Në këtë komunë, në raundin e parë të zgjedhjeve i pari ka dalë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi me 34,89 përqind të votave.

Në anën tjetër, i dyti është radhitur Xhafer Gashi me 33,77 përqind të votave, e i treti Arsim Rexhepi me 26,03 përqind. 

Go to TOP