Përfundon gara e xhudos në Austri, Kosova si rrallë herë pa medalje

Për tre ditë rresht është zhvilluar gara Grand Prix në Linz të Austrisë dhe është transmetuar në kanalet e sportit në Artmotion.

Kjo garë e xhudos mblodhi 455 atletë nga 72 shtete të botës, duke përfshirë edhe Kosovën që mori pjesë me gjashtë atletë.

Erza Muminoviq 52kg, Flaka Loxha 57kg,  Laura Fazliu 63kg, Loriana Kuka 70kg, Akil Gjakova 73kg dhe Shpati Zekaj 100kg.

Si rrallë herë, Kosova mbeti pa medalje në një garë të xhudos, ndërsa performancën më të mirë e pati Loriana Kuka në vendin e pestë dhe Akil Gjakova në të shtatin.

Go to TOP