SPORT

Përfundon aktiviteti sportiv “Beach Volley” në Skenderaj

Ekipi nga Suhareka, në konkurrencën e meshkujve, ka rrëmbyer vendin e parë në turnirin “Beach Volley”, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Qendra Rinore Publike në Skenderaj, në kuadër të shumë aktiviteteve mujore të “Muajt të Diasporës”.

Në kët aktivitet, që organizohet për herë të parë në Skenderaj, e që ka zgjat plot 14 orë, kanë marrë pjesë 16 ekipe të meshkujve dhe 6 të femrave, të cilat kanë dhuruar spektakël me lojën e shfaqur gjatë të shtunës dhe të dielës, njofton Komuna, transmeton Kosova.info

Fituesit e “Beach Volley” në dy kategori, femra dhe meshkuj janë:
Vendi i parë M: Suharekë
Vendi i parë F: Ferizaj
Vendi i dytë M: Vushtrria
Vendi i dytë F: Ferizaj
Vendi i tretë M: Shqipëria
Vendi i tretë F: Shqipëria
Në fund të aktivitetet, janë ndarë edhe shpërblimet për më të mirët.