KULTURË

Përfaqësuesja e Kosovës në Ekuador, e treta në mesin e 42 shteteve në garën e Artit

Nxënësja e klasës së nëntë, Greta Çeska, e cila vijon mësimet në shkollën ”Ismail Qemali” në Prishtinë, është listuar në vendin e tretë në nivelin ndërkombëtar në garën e Artit ku marrin pjesë rreth 42 shtete të botës.

Për këtë ka folur për klankosova.tv, arsimtarja e Artit, Luljeta Muçaj, e cila tregoi përjetimet kur mësuan se nxënësja e saj, përfaqësuese e Kosovës, tashmë është pjesë e të përzgjedhurve në këtë garë.

”Greta përndryshe është e veçantë në stilin e saj!”, thotë ajo.

Ndonëse është hera e tretë që kjo shkollë bëhet pjesë e garave mes shtetesh ndërkombëtare duke përfaqësuar Kosovën, kjo ekspozitë e fundit, duket se dhuroi më shumë emocione për të.

”Por, sa i përket ekspozitës së fundit ku edhe Greta vlerësohet për vendin e tretë në mesin e 42 shteteve, të them të drejtën ishin emocione të përziera me lot gëzimi”, u shpreh Muçaj, për klankosova.tv.

Ajo përfundon rrëfimin e saj, duke shprehur falënderime ndaj Edgar Dega, organizator i kësaj ekspozite, që sipas saj është i gatshëm vazhdimisht për të dhuruar mundësi për nxënësit e kësaj shkolle.

Kjo garë arti e nivelit ndërkombëtar shtyu që nga stafi i shkollës ”Ismail Qemali” të dalin edhe me detaje shtesë përmes një reagimi në facebook, duke shprehur krenarinë e tyre për këtë fitore që i sollën Kosovës.

”Atëherë kur puna, mundi, djersa, përkushtimi dhe profesionalizmi i arsimtares se artit në shkollën tonë, znj. Luljeta Muçaj, shpërblehen në nivel ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Derisa kosovarja Greta Çeska u rëndit e treta në këtë garë, vendi i parë i takoi Valentina Veras nga Ecuador e vendi i dytë Vania Nunez –Spagnoleti nga Venezuela.

Shfaq më shumë
//dacmaiss.com/4/3473483