Kosova

Përçahet Ekipi, Ahmeti: Nuk i kam faj Hoxhajt që PAN-i s’e bëri bashkëkryesues

Përçarjes së koalicionit qeverisës për taksën tani i janë shtuar edhe mospajtimet për dialogun në Ekipin negociator.

Shkak është bërë qëndrimi i paparalajmëruar i dy bashkëkryesuesve të Ekipit negociator në Bruksel dhe kundërshtimi për këtë nga Enver Hoxhaj, raporton KTV.

Pa këtë të fundit, ky ekip ka takuar drejtorin për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Richard Moore.

Limaj ka thënë se edhe zyrtari britanik kërkoi heqjen e taksës për të vazhduar dialogu.

Takimin e tyre në Bruksel me përfaqësues të Zyrës së Federica Mogherinit, Shpend Ahmeti e ka quajtur të zakonshëm dhe jo të fshehtë.

Ai ka folur edhe për kritikat që i ka bërë anëtari i PDK-së i Ekipit negociator, Enver Hoxhaj.

Richard Moore i shoqëruar edhe nga ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, u takuan edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Moore ka thënë shkurt se mesazhet e Britanisë së Madhe për zhvillimet aktuale do t’ia thotë në takim Haradinajt.

Pas këtij takimi, Haradinaj ka shkruar në Facebook se është mirënjohës për përkrahjen e Britanisë së Madhe dhe qëndrimin e palëkundur në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Pikërisht për shkak të idesë së shkëmbimit të territoreve, kryeministri Haradinaj ka thënë se është pezulluar dialogu.

Në Twitter, ai i ka drejtuar mesazh udhëheqëses së dialogut Federica Mogherini, duke thënë se dialogu ka ngecur shumë kohë para vendosjes së taksës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483