SPORT

Përballjet e Kosovës ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë

Kosova më 18 Shkurt do të ballafaqohet me Luksemburgun, derisa më 20 Shkurt me Sllovakinë. Këto sfida janë vendimtare për Dardanët, ku nëse fitojnë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e Grupit B, do të zhvillohen në Prishtinë. Kosova dhe Luksemburgu janë ballafaquar tri herë, ku Dardanët kanë shënuar dy fitore, 109:88 dhe 80:84, ndërsa pësuan 88:80.

Në fazën e parë, Dardanët fituan si mysafirë 80:84, kurse shpresojnë që të triumfojnë edhe në Prishtinë dhe më pas të fitojnë edhe ndaj Sllovakisë dhe do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Në Grupin B, Kosova ka dy fitore (ndaj Islandës 80:78 dhe Luksemburgut 80:84) dhe dy humbje (nga Sllovakia 91:67 dhe nga Islanda 86:62), kurse Luksemburgu ka një fitore (ndaj Sllovakisë 77:73, kurse ka pësuar humbje nga Sllovakia 73:65, nga Kosova 80:84 dhe nga Islanda 90:76).

Përballja e dytë e Dardanëve do të jetë ndaj Sllovakisë. Kosova dhe Sllovakia janë ballafaquar katër herë në miqësore, ku sllovakët prijnë me tri fitore dhe një fitore u takoi Dardanëve. Ndërkohë, në garat zyrtare janë përballur vetëm në nëntor të vitit të kaluar, ku Sllovakia shënoi fitore 91:67.

Në Grupin B, Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore. Sllovakët kanë mundur Luksemburgun 73:67 dhe Kosovën 91:67, kurse kanë pësuar nga Islanda 83:74 dhe Luksemburgu 73:77.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia