EKONOMI

Për tre vjet KEK-u investoi 1 milion euro për komunitetin

Në tre vjetët e fundit, Korporata Energjetike e Kosovës ka investuar 1 milion euro për komunitetin.

Fshati Dardhishtë i Obiliqit, është një nga lokalitetet ku është investuar më së shumti nga KEK-u.

Pas këtyre investimeve, banorët e këtij fshati nuk ballafaqohen me problemet që i kishin më herët, raporton KTV.

Përpos kësaj, në këtë pjesë është ndërtuar edhe një fushë sportive, që po shihet si mundësi e mirë për fëmijët.

Vetëm gjatë vitit 2019, KEK-u ka investuar rreth 110 mijë euro në Komunën e Obiliqit.

Në pjesën që ishte deponi e mbeturinave, tash janë ndërtuar dy parqe multifunksionale, që do t’u shërbejnë të gjitha moshave.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, ka deklaruar se për këtë kompani, përmirësimi i jetës së qytetarëve është një nga objektivat kryesore.

Ai shtoi se pos parqeve dhe fushave të sportit, KEK-u ka investuar edhe në asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Hade dhe në ndriçimin e rrugëve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483