Për trafikim me njerëz & shërbime seksuale të viktimës së trafikimit – përfundojnë në pranga 4 të dyshuar

Rasti ka qenë duke u hetuar për një kohë të gjatë, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Kosova.info
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Këto janë detajet e raportit:
“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.”/Kosova.info/
add a comment