SPORT

Për skandalin me pasaportë false Ronaldinhos i vazhdohet arresti shtëpiak në Paraguai

Ronaldinho do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpiak në Paraguai, pasi apeli i tij është rrëzuar nga autoritetet e vendit.

Në muajin mars, legjenda brazilian së bashku me vëllain e tij Roberto de Assis ishin futur me pasaporta false nga Brazili në Paraguai me jahtin privat.

(Foto: Twitter/Screenshot)

Dyshja kishin kaluar 32 ditë në burg, ku më pas paguan një shumë mbi një milion euro për t’u larguar së paku në arrest shtëpiak.

Ronaldinho u vendos në një hotel luksoz në Paraguai, aty ku vazhdon të qëndrojë, derisa i ndalohet të largohet jashtë rrethojave të tij.

Por, avokati i tij ka apeluar një vendim që ai të mbrohet në liri nga Brazili dhe të paraqitet në raste se gjykata e thërret.

Një apel i tillë është refuzuar nga gjykatat e Paraguait, pasi sipas tyre ekziston rreziku që ai të mos paraqitet më.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483