Bota

Për Serbinë, më lehtë është të bisedohet me ShBA-të për çështjen e Kosovës, se sa me BE-në – thotë Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se për Serbinë “model për gjetjen e një zgjidhjeje politike” kur janë në pyetje raportet me Kosovën janë Marrëveshja e Daytonit e 1995-s, që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Marrëveshja e Washingtonit për normalizimin e raporteve ekonomike.

“Mua më duket se është më e lehtë që për këtë çështje të diskutohet me administratën amerikane, duke e pasur parasysh qëndrimin e Gjermanisë dhe shteteve tjera të BE-së se gjithçka duhet të mbetet ashtu si është, krahas njohjes së Kosovës nga Serbia, përderisa qasja më fleksibile e merr parasysh interesat e dy popujve”, ka thënë Daçiqi në intervistën për televizionin publik të Serbisë, natën e së martës.

Teksa ka elaboruar qëndrimin e tij, ai ka thënë se “ky model tregon atë që është e nevojshme për ushtrimin e trysnisë mbi palën tjetër, që nuk është e gatshme të zbatojë zgjidhje fer. Kjo i mungon BE-së – një grusht i çeliktë? BE-ja tash e sa kohë ka ofruar atë që Washingtoni e ofroi tani, por çfarë kërkuan në shkëmbim? Ata nuk mund ta detyrojnë Prishtinën për zbatimin e asaj për të cilën ka pasur marrëveshje më 2013”, ka theksuar Daçiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.