Show Biz

Për Ritën nuk ka mbaruar vera, vjen me foto të nxehta në bikini

Rita Ora ka publikuar një album të fotografive të llogarinë e saj në Instagram, me të cilat përmbledh pushimet në Greqi.

Këngëtarja ka qëndruar për disa ditë me radhë në Dubai, ndërsa teksa po kthehej për në Los Angeles, shfrytëzoi rastin të postonte imazhet e reja.

“Pse nuk i kam postuar këto nga kjo verë nuk do ta di kurrë. Jam në udhëtim 16 orësh nga Dubai në Los Angeles dhe shikova përreth fotografive të mia dhe mendova se duhet të tregoj sa e bukur është Aman Zoe në Greqi. Kalova kohën më të mirë dhe jam e bekuar që kam njerëz rreth meje që janë aq të pastër dhe të mirë. S’ka më mirë sesa të mos bësh asgjë në pushime… mirë, jo krejt e vërtetë unë kisha të performoja në Berlin tek Loolapalooza por u ktheva drejt e në këtë villë. Faleminderit @aman që gjithmonë kujdeseni për mua”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Rita gjatë qëndrimit në Dubai performoi para fansave të shumtë në atë vend.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.