KULTURË

Për një qendër në emër të “Nexhmije Pagarushës” ende nuk është përzgjedhur as projekti

Janë bërë një vit e tre muaj prej kur Ministria e Kulturës ia ka mësyrë që ta ketë gati projektin për një qendër kulturore në Pagarushë të Malishevës.

Qëllimi është që ajo të mbajë emrin e bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Institucioni më i lartë kulturor në vend planifikonte që vitin e kaluar të vihej edhe guri themeltar i objektit. Për këtë ishte dakorduar qysh asokohe edhe diva e muzikës shqipe, e cila vdiq të premten dhe u varros të dielën në fshatin Pagarushë.

Por për një qendër në emër të saj ende nuk është përzgjedhur as projekti. Një varg ankesash në Ministrinë e Kulturës dhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik kanë bërë që procesi të zvarritet. Vitin e kaluar, buxheti prej 200 mijë eurosh ishte paraparë për projektim e punime.

Këngëtarja Pagarusha, që ka vdekur në moshën 86-vjeçare është varrosur të dielën në fshatin e saj 10.3 kilometra larg Malishevës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483