SHËNDETËSIA

Për një lëkurë të shëndetshme, sekreti është mjalti

Në dietën tonë mjalti është një nga elementët më të mirë për shëndetin, i cili i bën mirë organizmit si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

Mjalti është mjaft i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj.

Larja e lëkurës

Njerëzit që kanë akne si pasojë e lëkurës së thatë mund të gjejnë shpëtim tek mjalti. Përzieni një lugë çaji me mjaltë, lëngun e një limoni dhe dy lugë çaji me ujë. Me këtë masë kremoze mund të lani lëkurën. Limoni do të eliminojë qelizat e vdekura ndërsa mjalti do ta ushqejë lëkurën me vitamina.

Maskë me mjaltë

Njerëzit që vuajnë nga lëkura e thatë duhet të përdorin mjaltin. Mjalti është veçanërisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm. Lyenil ëkurën me mjaltë në mbrëmje, mbajeni një orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Kundër plakjes

Ju mund të përgatisni një maskë për lëkurën që të luftojë shenjat e plakjes. Përzieni dy lugë gjelle me mjaltë, çerek avokadoje, një lugë çaji me tërshërë të thatë dhe dy lugë çaji me lëng limoni. Kjo maskë do të pastrojë lëkurën dhe do ta ushqejë atë me vitamin E dhe antioksidantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.