Bota

Për më pak se 5 sekonda, policia qëllon me 55 plumba reperin i cili po flinte në makinë

Willie McCoy, një reper 20-vjeçar, u vra në fillim të shkurtit, ndërsa  e kishte zënë gjumi në makinën e tij në qytetin e Valejos.

Kjo vrasje shkaktoi zemërim tek opinioni dhe çoi në një hetim intensiv të përdorimit të shpeshtë të forcës dhe abuzimeve nga stacioni i policisë në Valejo.

Bazuar në numrin e plumbave që u gjetën në vendin e ngjarjes, familja e viktimës e quajti vrasjen ekzekutim, transmeton Reporteri.net.

Gjashtë policë të armatosur të Kalifornisë, më 9 shkurt rrethuan makinën në të cilën ndodhej reperi, pasi një punonjës aty afër i kishte telefonuar ata për një person të dyshimtë në veturë që nuk u përgjigjej thirrjeve. Gjashtë oficerë të policisë qëlluan 55  plumba në 3,5 sekonda, drejt veturës së reperit.

Stacioni i policisë në Valeje tha se oficerët e policisë qëlluan pasi kishin “frikë për sigurinë e tyre”, duke argumentuar se viktima mbante një pistoletë në prehër. Sidoqoftë, pamjet e nxjerra nga në publik hedhin dyshime mbi këtë histori. Në pamje shihet se reperi kishte lëvizur dorën dhe në atë moment policia kishte vendosur të qëllojë.

Prandaj, zyrtarët e qytetit kanë ndarë 8,000 dollarë për të nxjerrë një raport të hartuar nga ekspertët mbi këtë rast. Eksperti dhe ish-oficeri i policisë David Blake bëri një raport prej 51 faqesh ku ai erdhi në përfundim se vrasja ishte “në përputhje me trajnimet moderne dhe praktikat policore të lidhura me përdorimin e forcës vdekjeprurëse”.  Ai tha se “55 plumba që gjashtë policë kanë gjuajtur në 3,5 sekonda përbëjnë një akt të arsyeshëm, bazuar në trajnimin dhe përvojën time si instruktor në vendin e punës, si dhe në psikologjinë e aplikuar të faktorëve njerëzorë”.