Bota

Për krime kundër njerëzimit OKB-ja e akuzon qeverinë e Venezuelës

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se Qeveria e Venezuelës ka kryer shkelje të tmerrshme që arrijnë në nivelin e krimeve kundër njerëzimit.

Rastet e vrasjeve, torturave, dhunës dhe zhdukjeve u hetuan nga një mision për gjetjen e fakteve, i cili u angazhua nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Ky mision tha se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit janë të përfshirë në këto krime, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ambasadori i Venezuelës në OKB tha se ky mision paraqet një nismë armiqësore. Sipas tij, kjo është një fushatë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ekipi i Kombeve të Bashkuara nuk u lejua të hynte në Venezuelë.

Në raportin e të gjeturave, të publikuar të mërkurën, misioni i Kombeve të Bashkuara tha se shërbimet e sigurisë kanë qenë të përfshira në dhunë sistematike që nga viti 2014, me qëllim të shtypjes së opozitës dhe të terrorizimit të përgjithshëm të popullsisë.

Sipas këtij raporti, presidenti Maduro, ministri i Brendshëm dhe ministri i Mbrojtjes jo vetëm që ishin të vetëdijshëm për krimet, por kanë dhënë urdhra për to, i kanë koordinuar operacionet dhe i kanë furnizuar burimet. Hetuesit arritën në këtë përfundim pas shqyrtimit të 223 rasteve të shkeljeve. Raporti do të paraqitet para vendeve anëtare të Këshillit për të Drejtat e Njeriut javën e ardhshme, ku autoritetet e Venezuelës do të kenë mundësi të reagojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483