OPINION

Për Kosovën është lufta për pavarësi të dytë?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Ditë të vështira përjetuam që shumë vite. Ditë të vështira nuk përjetuan vetëm partitë politike në pushtet.

Nuk i përjetuan së përfituan gjithçka në emër të popullit. Liderët partiakë dhe shtetëror, na pozuan gjithë kohën si të ishin manekinë?! Nuk bashkëpunuan më qytetarë. Me falni lexues të nderuar, së bashkëpunuan më qytetarë në kohë zgjedhjesh, dhe vetëm kaq zgjati ky bashkëpunim. Kur e morën pushtetin, i harruan qytetarët së ekzistojnë mbi këtë tokë! Madje, krijuan barrikada të pakalueshme më ta. Bënë lojëra më ideale?!I krijuan pengesa frontit demokratik, madje duke tentuar edhe ta shkatërrojnë atë. A nuk është kjo marri ?A nuk është kjo edhe kundër idealeve ? Po shkatërrohet edhe brendia e gjendjes politike dhe ekonomike. Në vend të fitoreve po shënojmë humbje?!

Po e godasin njeriun tonë në vendet më të ndjeshme. Po e godasin në dinjitet, po ju shkatërrojnë trurin si komanduesi kryesor i organizmit. Po na godasin nga të gjitha anët, deri sa të shtrihemi përtokë Për Kosovën është lufta për pavarësi të dytë?!

Patëm më shumë projekte që më shumë na rrënuan.

Monopolizimet e pozitës shoqërore po na kthejnë në një shtet farsë. Nuk kemi bashkëpunim për të mirë të partive politike edhe kur behët fjalë për temat e interesit nacional?!

Zaten po kanë bashkëpunim për realizimin e interesave partiake e personale. Ne rrumbullakimin e realizimit të idesë së pavarësisë së dytë, donë të thotë luftë për të drejtat e mirëfillta qytetare, lufta kundër monopoleve dhe dhunës pushtetarë, lufta për solidaritet, riparim të sistemeve më defekte…

Pushtetet nuk patën frikë nga populli, dhe kjo bëri që ta kalërojnë Kosovën ashtu si deshën?!

A ka kuptim kjo? Sigurisht së nuk ishte dashur tu lejohet një komoditet i tillë. Shumë i përkëdhelëm sikur të ishin fëmijë të hasretit! Dhe, kjo përkëdhelje po na kthehet çdo ditë e më shumë si bumerang…Njerëzit janë lodhur tepër nga gjendja deprimuese.

Vetëm e dimë së shumica ende po marrim frymë. Kushedi ndoshta edhe ëndërrojnë?

Të shpresojmë që këto ëndrra t’i kanë të mira! Zor shumë, së njeriu kur i mbushet koka më halle e probleme nga jeta e keqe, ëndrrat janë më frikë dhe ankth..

Leave a Reply

Your email address will not be published.