EKONOMI

Për kontratën e nënshkruar nga kryetari i Ferizajt, ministria Bajrami: Shkelje e rëndë dhe organet kompetente të ndërmarrin masa

Një kontratë në vlerë prej 4.8 milionë euro për asfalt që e ka nënshkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu, po e shqetëson deputetin e VV-së Dimal Basha, pasi sipas tij ka qenë projekt i pabuxhetuar.

Deputeti Bashka ka kërkuar përgjegjësi edhe nga ministrja e Financave Hykmete Bajrami, për problemet siç ka thënë ai të mëdha që komunat po ballafaqohen për shkak se kanë hyrë në borxhe duke nënshkruar kontrata pa i pasur mjetet e buxhetuara.

“Këto probleme janë të mëdha që komunat po ballafaqohen për shkak se kanë hyrë në borxhe të jashtëzakonshme duke nënshkruar kontrata me operatorë ekonomik pa I pasur mjetet e buxhetuara, dy shembuj, në Ferizaj ku fëmijët nuk kanë kanë as toalete kryetari ka nënshkruar kontratë për shtrimin e asfaltit për 31 kilometra në fshatin Jezerc në shumë prej 4.8 milionë, ndërsa në buxhetin komunal janë zero të buxhetuara, kurse në buxhetin shtetërore 50 mijë euro. Pra, me 50 mijë euro kryetari ka nënshkruar kontratë 4.8 milionë euro për asfalt në Jezerc”, theksoi Basha.

Ndërsa, ministrja Bajrami ka thënë se është për keqardhje kur ka raste të tilla, ngase anashkalohet komplet përfundimi i projekteve ekzistuese.

Ministrja Bajrami tha se kjo kontratë e nënshkruar në Ferizaj, është shkelje e rëndë. Teka shtoi se nuk ka asnjë obligim financiar kjo ministri ndaj operatorit ekonomik.

“Nënshkrimi i një kontratë në vlerë prej 8 milionë euro në kohën kur në buxhet janë vetëm 50 mijë euro nga ana e cilitdo kryesuesi të organizatës buxhetore. Me të vërtet është shkelje dhe janë organet e tjera të cilat duhet të ndërmarrin masa. Mirëpo, ministria e Financave nuk ka asnjë obligim ndaj palës në këtë rast ndaj operatorit ekonomik për nënshkrimin e një kontrate të tillë. Kjo pastaj evidentohet si shkelej kur të bëhet auditimi nga Zyra Kombëtare e Audimit”, tha ajo. Seanca e kuvendit të Kosovës është duke vazhduar ende me pyetjet parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.