Për ish-ushtarët e UÇK-së: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit lidhet me vizitën e Presidentit në Shtëpinë e Bardhë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka protestuar sot në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Kryetar i Organizatës se Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, gjatë protestës së veteranëve ka thënë se ka thënë se Gjykata Speciale është e papranueshme e njëanshme dhe e dyshimtë.
Për dy nga protestuesit në Prishtinë, aktakuza është bërë për ta penguar procesin e dialogut me Serbinë.
“Situata është në favor të Serbisë pasi u bë padi ndaj Presidentit i cili në atë kohë do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë në SHBA për bisedime”, deklaroi për RTV Dukagjinin ish-ushtarja e UÇK-së Rabije Ajeti.
“Për të penguar dialogun iu kanë bërë aktakuza të pabazuara [Thaçit e Veselit]”, deklaroi ish-ushtari Lulzim Kershelli, përcjell Telegrafi.Pos kryeqytetit protesta janë mbajtur edhe në komunat tjera, ku në respektim të situatës pandemike janë grumbulluar jo më shumë se 99 veteranë.