SHKENCË

Për herë të parë zbulohet një mumie shtatzënë

Një mumia egjiptiane që për dekadash mendohej të ishte një prift mashkull u zbulua së fundmi se ishte një grua shtatzënë, duke e bërë atë rastin e parë të njohur të këtij lloji.

“Shkencëtarët në Poloni e zbuluan ndërsa kryen një studim gjithëpërfshirës, i cili filloi në 2015, me më shumë se 40 mumiet që gjinden në Muzeun Kombëtar në Varshavë”, tha Wojciech Ejsmond, arkeolog dhe drejtor i Projektit Mumie të Varshavës, i cili e drejtoi kërkimin, raporton New York Times, përcjell Klan Kosova.

Gjetjet u botuan muajin e kaluar në “The Journal of Archaeological Science”.

“Ishte absolutisht e papritur”, tha Dr. Ejsmond.

“Antropologu ynë po kontrollonte dy herë zonën e legenit të mumies për të konstatuar seksin e mumies dhe për të kontrolluar gjithçka, dhe ajo vuri re diçka të çuditshme në zonën e legenit, një lloj anomalie,” tha ai.

Mumia, e cila iu dhurua Universitetit të Varshavës në 1826, u vendos përfundimisht në Muzeun Kombëtar në Varshavë. Mumia u quajt “mamia e një zonje”.