Kosova

Për dy javë janë raportuar 12 dhunime në Kosovë

Gjatë së shtunës është dhunuar seksualisht një e mitur në Prizren

Nuk janë të rralla rastet kur vajza kosovare i drejtohen stacionit të Policisë.

Këtë rrugë këto të fundit e bëjnë për të denoncuar raste e ngacmimeve dhe dhunimeve seksuale

E raste të tilla nuk janë aspak të lehta për to, sipas sociologëve situata të tilla ndikojnë që të rritet pasiguria, e frika të shtohet.

Në raportin e Policisë, kohën e fundit numri i rasteve të tilla është  shpeshtuar.

Vetëm brenda dy jave dyshohet se janë dhunuar e ngacmuar seksualisht 12 vajza, prej tyre shtatë të mitura.

Këto akte e sulme janë bërë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Rasti i fundit i dhunës seksuale u regjistrua mesditën e së shtunës.

Një vajzë e mitur nga Prizreni ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull. 

E sociologu Halim Emerllahu ka thënë se një akt i tillë ndikon shumë keq në jetën e viktimës.

Sipas tij kjo dukuri është shqetësuese, përhapur në të gjitha vendet por më e theksuar tek vendet në tranzicion.

Ai tutje ka bërë të ditur se për tu parandaluar një dukuri e tillë duhet që të organizohen të gjitha organet shtetërore.

Sipas sociologëve dhuna seksuale si fenomen social është denigrues e shkatërrues.