Kombëtare

Për disa orë, në këtë rrugë në Prishtinë nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike


Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është njoftuar nga KEDS-i se në rrugën “Ilir Konushefci” në Prishtinë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike është kryerja e disa punimeve që KEDS-i është duke i realizuar në rrugën “Ilir Konushefci”.

“Sot jemi njoftuar nga kompania KEDS, se me datë 24.07.2021, nga ora 10:00 deri 10:05 dhe 14:55 deri ora 15:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e disa punimeve që KEDS është duke realizuar në rrugën “Ilir Konushefci”, thuhet në njoftim.