OPINION

Për deputetët “fitimtarë” në zgjedhjet 2019

(Urime gjithë deputetëve meritorë! Por jo edhe jomeritorëve!)
Shkruan: Fadil MALOKU

1. Disa nga kandidatët për deputet, para se ta fitonin statusin e njëmendët të deputetit të Parlamentit të Kosovës , s’kanë lënë “guri pa lëvizë”, derisa e kanë fituar këtë post të pamerituar në sytë e kolegut konkurrent, por të merituar nga shefi partiak dhe grupi klanor. Dhe në gjithë këtë odisejadë një mujore, deri te shpallja e rezultateve finale, ky soj kandidati ka pësuar e përjetuar një mal shqetësimesh, ngarkesash e një mori brengash e presionesh psikike! Dhe atë, jo nga fakti i pasigurisë në fitore, sepse i njëjti s’ka ndenjur duarkryq, por

i ka korruptuar komisionarët mercenarë partiakë për “kontribut” në shtim votash, dhe për improvizim në llojin” e konkurrencës jolojale, brenda llojit!

2. Por, tash pas sigurisë që ka krijuar përmes shpalljeve së numërimit të gjitha votave…, atij ia nisin do telashe të reja shtesë. Telashe këto që nuk kanë të bëjnë më edhe aq me agjendën e “strategjive për mirëmbajtjen” e postit të fituar me “djersë”, sa me përshkrimin e detyrimeve ligjore që dalin nga posti në institucionin përkatës; dhe sidomos nga obligimet e premtuara klanore e partiake, që do testohen tash e tutje përmes (ri)ngritjes së dy gishtërinjve për temat e nxehta (formimin e qeverisë së re; negocimi me Serbinë; reduktimin e burokracisë lokale, etj.) dhe për animet e (pa)qarta në aulën e Parlamentit të ri.

3. Ky tip deputeti tipik korruptiv, me statusin e fituar tash nga karrigia e butë e Parlamentit, do fillojë “online” të bëjë plane tjera strategjike. Tani, ai kalkulon intriga tjera shtesë, se si t’i ruaj këto privilegje që iu dhurua ad hoc. Kalkulimet tash kanë të bëjnë me mënyrat dalëse apo thënë më thjesht “shkurorëzuese” (e kam fjalën për atë lloj deputetësh që s’kanë asnjë; ngarkesë ideologjike) e përfituese nga subjekti, klani apo grupi që i ndihmoi të bëhet deputet i popullit. I njëjti si një makiavelist i rryer, do përdorë pa hamendje të gjitha mjetet e (pa)lejuara, për të përfituar shumë e më shumë për veten e tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published.