SHËNDETËSIA

Për dallim nga 2017 janë ulur dukshëm shpenzimet për trajtimin e sëmundjeve të zemrës

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bëri të ditur së në vitin 2017 për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe stentimin, janë paguar mbi 2.3 milionë euro për t’i trajtuar qytetarët jashtë vendit ose jashtë Institucioneve publike shëndetësore.

Kurse për këtë vit janë shpenzuar vetëm 110 mijë euro.

“Këtë vit, kemi shpenzuar vetëm 110 mijë euro, madje vetëm deri në muajin shkurt, kur kemi lëshuar shërbimin 24-orësh në QKUK për këto raste. Të gjitha rastet tjera pastaj janë trajtuar në QKUK, me ç’rast edhe është hequr lista e pritjes për tentim”. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.