Kosova

‘Për çështjen e Kosovës’, ‘Vatra’ kërkon takim mes lidershipit shqiptaro-amerikan dhe Joe Biden

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha i ka kërkuar kongresistes demokrate Carolyn B. Meloney që të mundësohet një takim mes lidershipit shqiptaro-amerikan dhe presidentit amerikan Joe Biden.

Sipas njoftimit nga gazeta Dielli, takimet dhe bisedimet të udhëheqin nga Vatra për çështjet të cilat shqetësojnë komunitetin shqiptar në Kosovë, trojet shqipfolëse dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës si SHBA-të dhe Perëndimin. 

Kryetari i Vatrës u bëri thirrje shqiptaro-amerikanëve për të mbështetur rikandidimin e kongresistes demokrate Carolyn B. Meloney. 

Në fjalën e saj përshëndetëse Carolyn Maloney falënderoi organizatorët dhe u ndal në rëndësinë e aprovimit të paketës 1 trilon dollarë të Infrastrukturës nga Kongresi Amerikan. 
“Kryetari i Vatrës diskutoi rreth situatës në Kosovë duke deklaruar se: “Bisedimet Kosovë-Serbi duhet të bëhen nën udhëheqjen dhe përkujdesjen absolute të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Shfaq më shumë
//usounoul.com/4/3473483