Kosova

Për avancimin e agjendës amerikane nesër në Prishtinë, kreu i Zyrës së DFC-së në Beograd

John Jovanovic, kreu i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd nesër do të vizitojë Kosovën.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

“Faleminderit Radio Televizionit të Serbisë për mundësin që të njihet më mirë drejtori i ri menaxhues i zyrës së DFC-së që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. John të ënjten do të jetë në Prishtinë për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, thuhet në njoftim. Jovanovic është emëruar dje në krye të zyrës së DFC-së që dje është inauguruar në Beograd, në praninë e emisarit të Trump, Richard Grenell, dhe kreut të DFC-së, Adam Boehler.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.