Kosova

Për 24 orë 1206 gjoba të shqiptuara

Policia e Kosovës, përmes raportit të sotëm policor, thotë se për 24 orë kanë shqiptuar 1206 tiketa trafiku.

Brenda këtyre 24 orëve, kanë ndodhur 32 aksidente ku ka pasur të lënduar dhe 30 aksidente pa të lënduar.

Përveç të tjerash, në incidentet e ndodhura, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 16 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar menjëherë në mbajtje, ndërsa, për 2 persona raportohet se janë në vuajtje të dënimit.