SPORT

Pep Guardiola u thotë drejtuesve të Barcelonës të mos e hapin gojën!

Trajneri i Manchester Cityt e ka paralajmëruar Josep Maria Bartomeu, president i Barcelonës, që të mos flas shumë dhe sidomos të mos e drejtojë gishtin drejt Cityt.

I pyetur rreth qëndrimit të presidentit të ish-klubit të tij për këtë çështje, Trajneri i City Guardiola sugjeroi se edhe klubet e tjera në Evropë kanë probleme potenciale.

Barcelona e kishte përshëndetur vendimin e UEFA-s për ta ndëshkuar Cityn me mospjesëmarrje në garat e saj dhe me një gjobë 30 milionë euro.

Duke reaguar ndaj qëndrimit të ish-klubit, Guardiola tha: “I them presidentit të Barcelonës, na lë të apelojmë. Ne besojmë se jemi të drejtë dhe do  të ankohemi ndaj atij vendimi”.

“Mos flisni shumë, Barcelona, mos flisni shumë. Sepse të gjithë janë të përfshirë në situata të tilla nganjëherë”, shtoi ai.

“Ama ne do të ankohemi dhe shpresoj se do të luajmë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve sërish”, theksoi ai. /Gazeta Express/