SPORT

Pensionohet Emir Bajrami, nis karrierën e trajnerit

Emir Bajrami i ka dhënë fund karrierës së suksesshme si futbollist, për ta nisur zejen e trajnerit.

Ai të shtunën është emëruar ndihmës-trajner te skuadra suedeze, Elfsborg, është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit, transmeton KTV.

Bajrami ka thënë se roli i tij i ri në botën e futbollit, do të jetë një sfidë e madhe.

“Jam i nderuar, i lumtur dhe krenar që Xhimi më besoi dhe ma dha këtë mundësi. Do të jetë një sfidë e madhe, nuk ka asnjë dyshim, por ata që më njohin, e dinë se jam përballur edhe në të kaluarën me shumë sfida”, ka thënë Bajrami.

31-vjeçari së fundi, si futbollist ishte tek Elfsborgu, derisa karrierë ka bërë edhe te Panathinaikosi, Twente dhe Monaco.

Ai për ekipin përfaqësues të Suedisë ka shënuar dy gola në 18 paraqitje.