Rajoni

Pendarovski zhvilloi bisedë telefonike me Papa Françesko, theksohen marrëdhëniet e mira bilaterale

Presidenti Stevo Pendarovski zhvilloi një bisedë telefonike me Papa Françeskun. Zyra e tij tha se Pendarovski shprehu keqardhje që për shkak të pandemisë së COVID-19, vizitës së tij në Vatikan me rastin e festimit të 24 majit – Ditës së edukatorëve sllavë “Shën Kirili dhe Metodi”.

Në të njëjtën kohë, në bisedën telefonike u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e gjithanshme bilaterale midis vendit dhe Vatikanit, të cilat, sipas deklaratës së Presidentit, janë miqësore dhe bazohen në lidhje të rëndësishme historike, kanë vlera dhe tradita të përbashkëta shpirtërore dhe kulturore.

“Duke theksuar rëndësinë historike të vizitës së vitit të kaluar të Papës Françesko në Republikën e Maqedonisë, Presidenti Pendarovski theksoi interesin e vendit tonë për thellimin e lidhjeve me selinë e shenjtë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.