Bota

Pelosi: Kërcënimi në zgjedhje nga Rusia më i madh se nga Kina

Kryetarja e dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Nancy Pelosi, ka thënë të dielën se kërcënimi i ndërhyrjes së Rusisë dhe Kinës në procesin zgjedhor të SHBA-së nuk ishte proporcional, duke theksuar se rrezik më të madh paraqesin përpjekjet e Moskës që të rritet mundësia e fitores së presidentit Donald Trump.

“Kërcënimet nuk janë të barabarta”, tha Pelosi. “Rusia në mënyrë aktive pa ndalë është duke u përzier në zgjedhjet tona presidenciale. Ashtu ka bërë në vitin 2016, dhe ashtu bën edhe tani”. Ajo i bëri thirrje agjencive të inteligjencës që të “nxjerrin më shumë informata” rreth natyrës specifike të kërcënimeve, shkruan AP.

Një raport nga inteligjenca javën që shkoi tha se Rusia tashmë po përdorte “një sërë metodash” për të penguar sfiduesin Demokrat të Trumpit, Joe Bidenin, dhe të promovohej Trump me anë të dezinformatave të ndryshme nëpër rrjetet sociale. Deklarata e bërë nga William Evanina të premten, që është drejtori i Qendrës Kombëtare për Kundërzbulim dhe Siguri, gjithashtu tha se Kina nuk dëshiron që Trump të fitojë mandatin e dytë dhe se i ka rritur kritikat ndaj Shtëpisë së Bardhë, dhe se Irani po shpresonte që Trump do të dështojë.

Sidoqoftë Pelosi tha se krahasimi i kërcënimit nga Rusia me atë të Kinës nuk po tregonte situatën ashtu si është, transmeton KOHA.

Pelosi dhe Demokratët tjerë nga Kongresi kanë shprehur brenga se agjencitë e inteligjencës janë duke fshehur nga publiku informata specifike rreth kërcënimit të huaj në politikën amerikane.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483