SPORT

Pele: Messi lojtari më i kompletuar në botë

Legjenda e Brazilit Pele pranon se kapiteni i Barcelonës Lionel Messi do të ishte zgjedhja e tij si partneri i përsosur për të luajtur, me sulmuesin argjentinas që konsiderohet si “lojtari më i kompletuar” i epokës moderne.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë tashmë konsiderohet si një nga më të mëdhenjt e historisë së futbollit.

Për shumë njerëz, ai tashmë është më i mirë sesa Pele dhe Diego Maradona kur bëhet fjalë për një diskutim në lidhje me më të mirin ndonjëherë.

I pyetur nga Gazzetta dello Sport për të zgjedhur një lojtar nga viti 2019 me të cilin do kishte dashur të luante, Pele tha: “Unë mendoj se Leo Messi”.

“Ai është një lojtar i aftë, jep asistime, pasime, shënon, driblon mirë”.

“Nëse do të ishim në një ekip së bashku, kundërshtarët do të duhet të shqetësohen për dy lojtarë, jo vetëm për një!”

“Sot Messi është lojtari më i kompletuar”, tha ndër të tjera ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published.