Kronika e zezë

Pejë: Vdes një person pasi u godit nga rrufeja

Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25, më pas personi është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Por, ka ndërruar jetë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Gashi.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha ai.