KULTURË

Pejë – nesër jepet repriza e shfaqjes “Historia”

Në Teatrin e qytetit “Istref Begolli” të Pejës, nesër me fillim në ora 17:00 jepet repriza e shfaqjes “Historia”.  

Në një prononcim për gazetën lokale të Pejës “Zarfi Info”, aktori dhe regjisori Luan Daci, tha se për shkak të gjendjes pandemiologjike numri i mysafirëve do të jetë i kufizuar.

“Marrë parasysh situatën e krijuar nga COVID-19 jemi të detyruar t’i respektojmë masat parandaluese për përhapjen e pandemisë . Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e gjithë adhuruesve të Teatrit që nuk do të kenë mundësi që nesër ta shikojnë këtë reprizë”, tha regjisori Daci.

Për fund, duhet shtuar se në këtë shfaqje luajnë aktorët: Luan Daci, Flormend Shabaj, Shpresa Salihaj – Kelmendi dhe Agon Balaj.

Stafi përcjellës:

Kostumet: Drenusha Zeka, Ndriqimi: Ali Thaqi, Ass.

Ndriçimi: Rinor Husaj, Muzika: Mangji Gashi, Inspicienti: Haxhi Nikçi.