Kombëtare

Pejë, dy persona përleshen me thika

Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur dje pas mesditës, në rrugën Eqrem Çabej në Pejë – shkruan Kosova.info 

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka marr plagë në këmbë që dyshohet të jetë nga thika” – thuhet në raportin e policisë.

Po sipas raportit: “Pas tretmanit mjekësor, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.”/Kosova.info/