Kosova

Pejë: Arrestohet 28 vjeçari që mashtroi viktimat me identitet të rrejshëm

Policia e Kosovës arreston edhe një person të dyshuar për veprat penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale’

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.11.2019 ka iniciuar dy raste të veprave penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale’, shkruan Indeksonline.

Pas arrestimit të personave të tjerë të përfshirë, sot, hetuesit e
Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur të arrestojnë edhe një person të dyshuar i cili ishte në kërkim Policor.

I dyshuari B.B. i lindur me 1991 m/k/sh, dyshohet se kishte arritur të kryej veprat duke mashtruar viktimat me identitet të rrejshëm.


I njëjti ishte i kërkuar edhe për katër (4) vepra nga Gjykata Themelore, Pejë dega në Klinë dhe Gjykata Themelore në Gjakovë.


Me aktvendim te Prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.