Kosova

Pejë: Haradinaj ndan medalje në familjet Berisha, Ademaj dhe Lajçi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar disa familje në Pejë, ku me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se ka ndarë edhe medalje për kontribut për çështjen kombëtare.

“Me këtë rast kam ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare; për z.Muharrem Berisha (post mortum), intelektual, atdhetar, veprimtar politik dhe luftëtar lirie; z. Muhamet Ademaj, atdhetar i dalluar, veprimtar politik dhe baba i Heroit të Kombit Fatos Ademaj; si dhe kryetarit shumëvjeçar të degës së OVL të UÇK-së në Pejë, luftëtar lirie e atdhetar i madh, ish-shef shtabi në Brigadën 136 “Rugova” z. Nexhmi Lajçi”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.