Kosova

Pejani i mbajti të mbyllur dhe ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi i dyshuar ka mbajtur fëmijët e tij të mbyllur në shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur viktimës femër kosovare si dhe fëmijëve tjerë të tij, të cilët i kishte mbyllë brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Më tej, Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur gjatë të martës rreth orës 10:00.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483