SPORT

Peja fiton ndaj Lipjanit në “Karagaçi”

Skuadra e Pejës e ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 96-82.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Karagaçi”, mysafirët ia dolën ta fitonin çereku e parë me katër pikë epërsi (23:27).

Vendasit shënuan një pikë më shumë në fraksionin e dytë (26:25), mirëpo shkuan në pushim me disavantazh prej tri pikësh.

Pejanët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Ata shënuan dyfish më shumë pikë se kundërshtari (24:12) në çerekun e tretë të lojës. Dhe pasi e fituan edhe çerekun e katërt (23:18), iu gëzuan fitores me 14 pikë epërsi.

Kjo ishte fitorja e tretë e Pejës në këtë fillim sezoni, ndërsa ka regjistruar vetëm një humbje. Me shtatët pikë të arkëtuara qëndron në vend të dytë, prapa liderit Golden Eagle Ylli.

Nga ana tjetër, Lipjani nuk njeh fitore në pesë ndeshjet e para sezonale, pasi të gjitha i ka i humbur. /Telegrafi/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.