Rajoni

Pedagogia e Oksfordit: Protesta tregon se ka nevojë për reflektim nga lidershipi shqiptar

Rudina Jasini, pedagoge në fakultetin e Ligjeve në Oxford, është shprehur mbi protestën e studentëve shqiptarë. Sipas saj, “ajo që unë kam vërejtur është sesi pjesa më dinamike e shoqërisë ka treguar atë sensibilitet dhe ndërgjegjësim ndaj të drejtave të tyre.

Kur vjen nga larg ajo që shpesh herë vëren është gjendja e apatisë së shoqërisë shqiptare. Kjo protestë ka treguar për mua që ka nevojë për një thirrje dhe për një reflektim nga lidershipi shqiptar.”

E pyetur në studion e Oranes, ku ishte e ftuar, sesi e konsideron kërkesën për arsim publik falas,  Jasini tha:

“Në një shoqëri ideale, me një ekonomi të mirë padiskutim që mund ta përballonte, mund të marrim rastin e Finlandës psh., por në fazën aktuale një ristrukturim dhe një reformë e arsimit kërkon deri diku një pagesë të bëhet.

Unë e kuptoj reagimin e studentëve ndaj pagesës që ishte vendosur për çdo provim, por nga ana tjetër i kushton sistemit që të krijojë mundësinë që ta japësh si provim për herë të dytë.

Besoj se do të jetë shumë e vështirë për të siguruar një arsim publik falas me këtë pjesëmarrje kaq të madhe që kemi në Universitet e Tiranës dhe rrethe.”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.