Peci në kuadër të vizitës së tij zyrtare në shtetin e Izraelit, vizitoi qendrën kombëtare MASHAV

Jerusalem, 24.04.2023
Autor: Fatir Berzati

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Republikës, Faton Peci, ndodhet në një vizitë zyrtare disaditore në Izrael, gjatë së cilës është takuar me ministrin izraelit Avi Dichter.

Në kuadër të vizitës së tij të punës minister Peci, pati një takim me zyrtarë të Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Shtetit të Izraelit (MASHAV) dhe ambasadoren Eynat Shlein, e cila është edhe drejtoreshë e kësaj agjencie në Herit. E njëjta (agjenci) është nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi.

Por edhe qendrën ndërkombëtare e trajnimit bujqësor MASHAV (MATC), menaxhuar nga kompania izraelite “Netafim”, e cila prodhon sisteme vaditëse dhe të ngjashme. Gjatë takimit me menaxhmentin e kompanisë Netafim, jminstri ka diskutuar mundësitë dhe investimet në kultivim dhe teknologjitë e avancuara në agroteknologji në Kosovë.

Ndërsa, sipas ministrit Peci, një nga takime ka zhvilluar edhe me dr. Shmuel Assouline – Grupi i Punës i Institutit për Vullkanet (ARO) dhe me Dr. Victoria Soroker dhe me drejtuesit përmes projekteve specifike në promovimin e turizmit përmes studimeve dhe kërkimeve shkencore, shtoi ministri.

Dhe gjithashtu ka zhvilluar një takim me grupin IMPROVATE me fokus sektorin e qumështit dhe mundësitë për bashkëpunim në rritjen e prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Go to TOP