Kosova

PDK: Në Bardh të Fushë Kosovës janë lënduar disa nxënës, por rasti është tentuar të fshihet

Në Bardh të Fushë Kosovës janë lënduar disa nxënës, por rasti është tentuar të fshihet

Dje në fshatin Bardh të Fushë Kosovës janë lënduar disa nxënës të SHFMU “Zejnel Salihu”, si pasojë e shembjes së një pjese të skeleve për renovim të objektit tëshkollës, por ky aksident është tentuar të fshihet nga Drejtori i Drejtoratit pë Arsim i Komunës së Fushë Kosovës, Islam Shabani.

Merret vesh se armaturat e skeleve kanë rënë në dritaret e shkollës ku po mbahej mësimi me ç’rast kanë goditur nxënësit, ku dy vajza kanë marrë lëndime në kokë dhe shpinë.

Për më tepër ngjarja nuk është bërë e ditur as në polici e as në QKMF të Fushë Kosovës, pasi nga kërcënimet e Islam Shabanit, nxënësit janë dërguar në QKUK, duke tentuar që gjithçka të kalojë në heshtje.

Merrret vesh se interesimit të një medium lokal për këtë ngjarje nuk i janë dhënë informacione as nga QKUK-ja e as nga policia. Madje sipas informacioneve as në raportin 24 orësh të policisë nuk është shënuar ky rast.

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë kërkon sqarim në lidhje me krejt këtë ngjarje nga drejtori i Drejtoratit të Arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani, nga policia e Kosovës dhe nga QKUK-ja.

Kërkojmë hetime të mëtutjeshme për ngjarjen dhe për të gjithë akterët që janë munduar ta heshtin lëndimin e nxënësve dhe nuk do të ndalemi deri në sqarimin e plotë.

Bëjmë me dije se në shkollën “Zejnel Salihu”, mësimi ka filluar me vonesë për shkak të renovimit, por gjithçka ka kaluar në heshtje nga ana e Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Fushë Kosovës. Shkolla është e rrethuar me skelet për renovim çka paraqet rrezik edhe të mëtutjeshëm për lëndimin e nxënësve dhe personelit.