Kombëtare

PDK: Komuna e Lipjanit punëson militantë pa marrë fare pjesë në konkurs

Partia demokratike e Kosovës –Dega në Lipjan ka akuzuar Komunën e Lipjanit të udhëhequr nga Imri Ahmeti I LDK –së se po punëson militantet partiak pa konkurs, shkruan Kosova.info.

kjo qeverisje ka manipuluar edhe me konkursin e fundit duke e pranuar në konkurse mësimdhënës pa qenë fare pjesë e konkursit. Komuna e Lipjanit e udhëhequr nga LDK-ja është duke e vazhduar avazin e vjetër të punësimeve të afërmve, familjarëve e militantëve të tyre, shkruan zyrtarët e PDK ,ne faqen e tyre zyrtare.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetar të Komunës së Lipjanit, po e paraqesim para jush edhe një shqetësim tjetër pasi që ekzekutivi i Komunës së Lipjanit kalon edhe në këtë shkallë të manipulimit në konkurse publike.

E kemi thënë edhe në të kaluarën se kjo qeverisje po vazhdon me nepotizëm duke u munduar me çdo kusht të rehatoi vetëm militant të vet. Së fundi kjo qeverisje ka manipuluar edhe me konkursin e fundit duke e pranuar në konkurse mësimdhënës pa qenë fare pjesë e konkursit. Komuna e Lipjanit e udhëhequr nga LDK-ja është duke e vazhduar avazin e vjetër të punësimeve të të afërmve, familjarëve e militantëve të tyre.

Në konkursin e datës 24.09.2020 për të njëjtën pozitë kanë aplikuar 12 kandidatë, ku dy prej tyre do duhej edhe të pranoheshin. Ashtu edhe ndodh, por çudia dhe pyetja që lind është: Si është e mundur që disa nga kandidatët e pranuar nuk ka aplikuar fare në atë konkurs?! Në një udhëheqje të tillë, çfarë edhe është kjo tani në Lipjan gjithçka është e mundur. Jo më kot disa e kanë quajtur edhe vend i eksperimenteve. Është shqetësuese vet fakti si po denigrohet e drejta e çdo njërit për të marr pjesë në konkurse publike dhe të njëjtit nuk merren parasysh fare, ose kur pozita e kërkuar plotësohet akoma pa u hapur konkursi, që jemi dëshmitarë që jo rrallë ndodh.

Komuna bashkë me organet e tjera që kanë qenë të lidhur drejtpërdrejt me rastin në fjalë, duhet vepruar si në vijim:

1. Duhej që të jepnin një sqarim për opinionin publik, dhe sigurisht raste të tilla të mos përsëriten më.

2. Duhet anuluar konkursin në fjalë.

3. Duhet liruar nga detyra drejtoreshën e arsimit në Komunën e Lipjanit.

Ne ditët në vazhdim do të paraqesim edhe fakte të tjera të shkeljeve ligjore ndaj drejtorisë së arsimit në Komunën e Lipjanit dhe moszbatimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje organeve kompetente, prokurorisë që të merret urgjentisht me rastet e punësimeve të këtyre individëve “militantëve” të LDK-së e, që veprimet e tilla po i detyrojnë pjesëmarrësit e konkurseve të i drejtohen organeve të drejtësisë me çka ditë më parë, ne si PDK në Lipjan kemi ngritur shqetësimin e pagesës prej 33 mijë eurosh përmes përmbaruesve si taksë e procedurës të cilat e dëmtojnë buxhetin komunal.

Dr.sc.Hyzer Rizani, Kryetar i PDK-së Lipjan