
PDK-ja ka përfunduar takimin e orëve të vona të Kryesisë.
Në një paraqitje të shkurtër para mediave, drejtori i Zyrës për media i këtij subjekti Bashmir Xhemaj ka deklaruar se ky takim ishte i zakonshëm, megjithëse i mbajtur në orët e vona.
“Për hir të korrektësisë për ju dhe qytetarët e konfirmoj se sonte mbledhja ka qenë dashur të mbahet në orën 19:00. U shty shkaku i udhëtimit të disa zyrtarëve të PDK sonte por edhe të tjerë që udhëtojnë nesër”, ka thënë Xhemaj.
Sipas tij, qëndrimet e PDK-së në lidhje me vizitën e shefit për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të bëhen të ditura të enjten në një konferencë për media të liderit të këtij subjekti Kadri Veseli.
Borrell më 30 dhe 31 janar do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
add a comment