
Valmir Klaiqi, këshilltar për media i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Sipas tij, për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve, mbledhja është shtyrë për orën 22:00.
“Është mbajtur mbledhje e rregullt e Kryesisë se PDK. Ka qenë e planifikuar për ora 19, por është shtyrë për ora 22:00 për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve sonte e jo për nesër se disa te tjerë udhëtojnë”, ka thënë Klaiqi.
PDK-ja mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm
Kryesia e PDK-së është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm.
Në selinë e partisë, rreth orës 22:00 janë parë duke hyrë disa prej anëtarëve të Kryesisë së këtij subjekti. Nuk dihet shkaku i takimit, por, zëdhënësi i këtij subjekti Bashmir Xhemaj ka thënë për Koha.net se ky është takim i zakonshëm.
add a comment