Kosova

PDK-ja kërkon krijim të shpejtë të institucioneve të reja

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë së tij.

Takimi është mbajtur për, siç thotë Veseli në një postim në Facebook, të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres”, deklaroi Veseli.