Kosova

PDK-ja e LDK-ja kundërshtojnë nismat ligjore në Kryesi, Shala lëshon mbledhjen

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku janë duke u shqyrtuar tri nisma legjislative, pati kundërshtime.

Njëra e filluar nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, për shqyrtimit për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Covid-19 dhe dy të tjera nga Partia Demokratike e Kosovës për plotësim/ndryshimin e ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe për shqyrtimin e masave shtesë për mbrojtje nga koronavirusi.

Por KOHA nga burime të saj ka mësuar se deputeti i LDK-së Kujtim Shala, ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë, pas disa mospajtimeve për këtë nismë ligjore.

Kjo nismë është kundërshtuar edhe nga PDK-ja, mëson KOHA.

KOHA ka provuar të kontaktojë Kujtim Shalën për të mësuar më shumë detaje porse ai s’ka qenë i qasshëm.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.