Kosova

PDK i’a merr njeriun e fortë AAK-së në Suharekë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka njoftuar se sot në partinë e tij ka aderuar ish-komandanti i UÇK-së, Zenel Zekolli, i cili ishte pjesë e strukturave të AAK-së.

Zenel Zekolli vjen nga fshati Bllacë komuna e Suharekës, ku gjatë luftës ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Zenel Zekolli ishte kandidat për Asamblen Komunale në Prizren në listën e AAK-së.

Ndërkaq sot kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka njoftuar se Zekolli ka kaluar në PDK.

“Ish-komandanti i UÇK’së, Zenel Zekolli, pas luftës edhe nënkolonel i TMK’së, iu bashkua familjes sonë politike. Zeneli është njeri i dëshmuar, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, që ka dhënë kontribut të çmuar për vendin tonë”, ka njoftuar Veseli në Facebook.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.