Kombëtare

PDK fton qytetarët të votojnë deri në minuat e fundit të kohës për votim

Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e komunave veriore që në këta  minuta që kanë mbet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Deri më tani ne jemi të kënaqur me pjesëmarrjen në votime, por kërkojmë që ajo të rritet sepse është e rëndësisë jetike për shqiptaret e kësaj komune. 

Duam të shprehim disa shqetësime sa i përket sjelljes së partive tjera politike, ka theksuar znj. Gonxhe Çaushi, kandidate për kryetare në Mitrovicën e Veriut.

“Kemi informacione nga tereni për përpjekje për të blerë vota te cilat do të dorëzojmë tek organet gjegjës. Po ashtu kemi marrë informacione ende te pakonfirmuara , tejet shqetësuese se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në disa qendra të votimit është duke tentuar të manipulojë procesin e votimit, përmes rritjes së votave të Listës Serbe, si pjesëmarrje, e që i duhet si formë demonstrimi Serbisë, gjersa në kundër-shpërblim, marrjen e disa votave për VV-në që të paraqiten si më të votuarit”, ka cekur Znj. Çaushi.

Pra, po flasim për një ‘tregtim votash’ me Listën Serbe dhe LVV-në dhe LDK-në. Këto shqetësime i kemi marrë nga Lagja e Boshnjakëve por edhe disa lagje të tjera ku ka numër të madh të votuesve, për çka pas konfirmimit te informacionit, edhe do të japim detaje më vonë., është shprehur znj. Çaushi. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.